Site icon Telegrafi

Molliqaj: Nuk forcohet Republika e Kosovës duke përdhosur flamurin kombëtar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror sonte “Te Rrethi” në Prishtinë.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin kombëtar shqiptar.

Postimi i Molliqajt:

“Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë.

Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version