Site icon Telegrafi

Molliqaj: Nuk i bëhemi bisht askujt, LDK e VV të kthehen në seancë dhe ta votojnë rezolutën e PSD-së

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas lëshimit të sallës nga deputetët e LDK-së dhe VV-së.

Molliqaj tha se nuk i bëhen bisht askujt dhe se opozita e lëshoj sallën pa e dëgjuar fjalën tonë.

“Ka do që mendojnë se protestat i bëjnë vet… Ne nuk mund t’i bëhemi bisht askujt. Edhe opozita pa e dëgjua fjalën tonë e lëshoj sallën. Pa koordinim nuk ka ecje përpara. Ftesa jonë është që partitë opozitare të kthehen në pikën e gjashtë, ta votojnë rezolutën e PSD-së”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se është përgjegjësi e Presidentit Thaçi gjendja e krijuar në Kosovë, duke shtuar se procesi i dialogut ka filluar përmes një rrugëtimit të mbrapsht e jo normal. /Telegrafi/

Exit mobile version