Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i është bashkuar protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është e padrejtë që kjo qeveri po i maltreton ata.
“Besoj në fitoren e tyre sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.
Ai tutje tha se Qeveria i ka provokuar duke ua vendosur policinë përballë.
“Me i heq rrethojat e me vendos policinë është provokim. Qeveria Kurti i ka heq rrethojat me qenë të qasshëm për qytetarët, veteranët janë qytetarë. Pse po jau vendos policinë”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/