Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, ka theksuar se subjekti i tij politik nuk ka dalë me kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e parakohshme lokale, në shenjë të protestës ndaj rasteve të gjyqit “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.
Sipas tij, edhe nëse do të ishin në këtë garë ata nuk kanë pretenduar se mund të fitojnë.
“Ne votuesve tonë atje ju themi që nëse dalin të votojnë, le të votojnë për ndryshime. Nuk kemi ndonjë kandidat të preferuar. Por me rëndësi është që të votohet për ndryshime”, ka shtuar Molliqaj.
Ai më tutje ka theksuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ata do të marrin pjesë me kandidatët e partisë në secilën komunë, duke përfshirë edhe Drenasin./Telegrafi/