Site icon Telegrafi

Molliqaj: Mustafa s’e ka duruar veç Mariqin

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar shkarkimin e ministrit serb Lubomir Mariq, pas deklarimeve të kryeministrit Mustafa se “e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”.

Molliqaj ka thënë se, pos Mariqit, Mustafa ka duruar edhe shumëçka tjetër”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Molliqajt:

“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb.

Në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij ai duroi shumë:

– E duroi Listën Serbe në cenim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,

– E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,

– E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,

– I duroi djemtë e tij me marrë tenderë të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,

– E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President,

– E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…

Ky është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm.

Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës” (sic.), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version