Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth rrënimit të murit, sot, në veri të Mitrovicës.
Sipas Molliqatj, muri nuk u rrënua, po vetëm se po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak.
Ky është postimi i plotë:
Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë.
Kjo, në fakt tregon që muri nuk po rrënohet, por vetëm po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak.
Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh.
Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur. Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit. /Telegrafi/