Telegrafi

Molliqaj: Më mirë të shkohet përsëri në zgjedhje edhe nëse i fiton të gjitha vendet LVV, se një Parlament fiktiv

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse subjektet opozitare imitojnë Vetëvendosjen.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se opozita e re nuk do të duhej të kishte frikë ta dërgojë vendin në zgjedhje duke mos marrë pjesë në votimin e presidentit.

“Më mirë një kuvend monist se sa një kuvend fiktiv. Pra më mirë të shkohet përsëri në zgjedhje dhe t’i fitojë të gjitha vendet Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PSD-së thotë se Kurti po kërcënon me zgjedhje partitë tjera nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente.

Molliqaj ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se e kanë ditur se në këto zgjedhje nuk mund të marrin 5% të votave për të kaluar pragun zgjedhor./Telegrafi/