Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse subjektet opozitare imitojnë Vetëvendosjen.
Ai në “Debat Plus” ka thënë se opozita e re nuk do të duhej të kishte frikë ta dërgojë vendin në zgjedhje duke mos marrë pjesë në votimin e presidentit.
“Më mirë një kuvend monist se sa një kuvend fiktiv. Pra më mirë të shkohet përsëri në zgjedhje dhe t’i fitojë të gjitha vendet Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i PSD-së thotë se Kurti po kërcënon me zgjedhje partitë tjera nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente.
Molliqaj ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se e kanë ditur se në këto zgjedhje nuk mund të marrin 5% të votave për të kaluar pragun zgjedhor./Telegrafi/