Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se sot është përcaktuar përfundimisht fituesi i zgjedhjeve.
Molliqaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar edhe mosarritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe LVV-së duke thënë se janë dy parti që nuk mund të bashkëpunojnë me askënd dhe të shkojnë në zgjedhje të izoluara e të lodhura.
Ai ka thënë se koalicioni fitues është PSD-AAK.
Postimi i plotë i Molliqaj:
Sot u përcaktua përfundimisht fituesi i zgjedhjeve.
Kemi dy parti që s’mund të bashkëpunojnë me askë dhe do të shkojnë në zgjedhje të vetme, të izoluara e të lodhura.
Kemi LDK-në, që në dy proceset e fundit zgjedhore ka kandiduar persona aspak të fuqishëm brenda partisë me qëllimin e thjeshtë që të mos ndahet partia.
Dhe e kemi koalicionin fitues PSD-AAK që është i vetmi me potencial të realizojë projekte të mëdha për Kosovën dhe njerëzit e vendit tonë. Është koalicion që po i shtohen përditë njerëz të ri; është koalicion që nuk ka probleme të brendshme e kriza të bashkëpunimit me të tjerët; është koalicion që do të fitojë bindshëm. 100% për Kosovën! 100% për njerëzit!/Telegrafi/