Ish sekreti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani anëtarë dhe deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj thotë se me partinë e re do ta luftojnë korrupsionin.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “largimi i PDK-së nga pushteti është detyra jonë e parë”.
Postimi i Mollqajt:
“Shumë i sigurt që së bashku do ta luftojmë korrupsionin dhe do ta zhvillojmë ekonominë e vendit. E natyrisht, këto nuk arrihen me PDK-në në pushtet. Prandaj largimi i PDK-së nga pushteti është detyra jonë e parë. Urime të gjithë socialdemokratëve të përzgjedhur në struktura. Urime kryetar Shpend Ahmeti”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/