Site icon Telegrafi

Molliqaj: Kosova nuk ka dorëzuar as një platformë për çështjen e dialogut (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Kosova nuk është duke punuar aq sa duhet në dialogun me Serbinë, duke shtuar se kjo e fundit deri tash ka dorëzuar tri kërkesa për vazhdimin e dialogut.

“Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Molliqaj më tej ka shtuar se Kosova duhet me ofrua një alternativë të qëndrueshme e cila nuk cenon asgjë.

Sa i përket qëndrimit të PSD-së për dialogun, Molliqaj tha se PSD ka ende probleme me premisat e këtij procesi.

“PSD ka problem me premisat e dialogut, ne besojmë që dialogu që u zhvillu deri më tani e etnizon shoqërinë e Kosovës”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version