Molliqaj ka thënë se drejtori i ri i Policisë së Kosovës është person i përfshirë në “krimet e Klanit Pronto”.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj ka kontestuar personalitetin e Rashit Qalaj, duke e quajtur njeri të SHIK-ut dhe vartës e shok i Elmi Reçicës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka shtet demokratik me SHIK-un në qeverisje.
Shkrimi i plotë
NUK KA SHTET DEMOKRATIK ME SHIK-un NË QEVERISJE
Rashit Qalaj, njeri i SHIK-ut, vartës dhe shok i Elmi Reçicës, person i përfshirë në krimet e Klanit Pronto, është bërë drejtor i Policisë së Kosovës.
Kjo është dëshmia më e qartë që çdo qeverisje me PDK-në përfundon në kthetërat e SHIK-ut.
Shteti po vazhdon të mbahet i kapur e i kriminalizuar dhe nuk do të çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë dhe Klanit Pronto në burg./Telegrafi/