Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur koalicion të ndryshimit që fitoren e ka të sigurt, koalicionin e nënshkruar sot me AAK-në.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky koalicion do ta luftojë krimin e korrupsionin dhe do të jetë fuqishëm përball Serbisë.
Postimi i plotë:
Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika.
Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitores së madhe. /Telegrafi/