Site icon Telegrafi

Molliqaj: Koalicioni i krimit po tërhiqet nga frika

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se PDK-AAK-Nisma, të cilin e ka quajtur ”Koalicion të krimit” , po shkon duke u dorëzuar.

Sipas tij një gjë të tillë dëshmon dhe tërheqja e tyre nga pjesëmarrja në debatin e sontëm Magazina Zgjedhore, në Klan Kosova.

Molliqaj ë statusin e tij të publikuar në Facebook, shton se Haradinaj ka mundësi të mos ketë guxim të përballet me Kurtin në debatin e paraparë për të premtën.

Postimi i plotë i Molliqajt:

”Koalicioni i krimit, dalëngadalë po dorëzohet në garën zgjedhore sepse po e shohin mbështetjen e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Fillimisht, Kadri Veseli i SHIK-ut hoqi dorë nga kryeministri.

Sonte, përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk guxuan të marrin pjesë në debatin në Klan Kosova.

Ka gjasa që të premtën as Ramush Haradinaj nuk do të guxoj të përballet në Klan më kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti.

Dorën në zemër, i kuptoj. Kanë aq dije sa me e kuptu që gënjeshtrat e tyre nuk po besohen më tek qytetarët të cilët do të votojnë #meZemër”, ka shkruar Molliqaj. 

Exit mobile version