Site icon Telegrafi

Molliqaj: Klani Pronto po i frikësohet modelit qeverisës të VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar pas akuzave të PDK-së ndaj Shpend Ahmetit.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV do të fitoj edhe shumë komuna tjera.

Sipas tij, Klani Pronto po ka frikë nga modeli qeverisës i Shpend Ahmetit.

Postimi i tij i plotë:

Ua uroj qytetarëve të Prishtinës, Lëvizjes dhe Shpendit përzgjedhjen e këtij të fundit për kandidat, dhe qysh tash ua uroj fitoren.
Sulmet me shpifje ndaj Shpend A. Ahmetit dhe Komunës së Prishtinës, janë shumë më shumë se kaq. Janë sulme ndaj një modeli alternativ të qeverisjes, që nuk iu konvenon aspak kriminelëve të Klanit Pronto.
Shumë shpejt, modeli i pakorruptuar dhe zhvillimor i qeverisjes së VV në Prishtinë, do të fitojë edhe në shumë komuna të tjera (sic.)/Telegrafi/

Exit mobile version