Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në fjalimin e tij gjatë seancës në Kuvend tha se LDK-ja për VV-në vendosi kushte absurde që pamundësoi bashkëpunimin me ta.
Ata kërkuan të heqim dorë nga dosjet për qeverisjen LDK-së në komunën e Prishtinës- tha ndër të tjera ai. “Mosrealizimi i koalicionit me neve i mundësoi PDK-së koalicion të gjerë”- tha Molliqaj.
Pasi sulmoi LDK-në ai u ka bërë thirrje që të bashkohen kundër Qeverisë së Kosovës.
“Pas kësaj qeverie të shkurtë do të vijmë në pushtet ne. Sot po betohem së këtë qeveri nuk do ta lejoj për asnjë moment ti bëj dëm shtetit tonë. Shihemi në fitoren tonë të përbashkët”, ka thënë tutje Molliqaj.