Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit Isa Mustafa, ku ky i fundit dje përmes një statusi i kishte kërkuar llogari Vetëvendosjes se ku i ka siguruar paratë për gaz lotësjellës e koktej molotovi.
Me këtë rast Molliqaj përmes në postimi në Facebook ia ka radhitur siq potencon ai disa nga shkeljet që i ka bërë Mustafa.
Postimi i plotë:
Kryeministri paska folur për financat e partive politike dhe për t’u mbrojtur e paska sulmuar VETËVENDOJE!-n. Por kjo është e vërteta për ty, z. Kryeministër:
1. Si kryetar i LDK tash e 4 vite e ke shkelur ligjin për financimin e partive politike, duke mos publikuar asnjëherë raportin financiar.
2. Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit. Asnjëherë nuk ke dhënë raport se ku mbetën ato para.
3. Ti u jep djemve tendera e terminale.
4. I ke 70 dosje në prokurori dhe gjykata për keqpërdorime e korrupsion në Prishtinë.
5. Partia jote, sikur edhe PDK-ja, nga të gjitha OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si subjekt jo-transparent.
Sigurisht që lista e keqpërdorimeve tua është shumë e lartë. Por të jesh i sigurt që për të gjitha do të japësh llogari para drejtësisë. Ndryshimi në Kosovë shumë shpejt do të ndodhë dhe keqpërdoruesit si nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia.(sic.) /Telegrafi/