Site icon Telegrafi

Molliqaj e quan presidentin “mjeshtër të manipulimit të opinionit publik”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se rezoluta e propozuar nga partia në të cilën ai bënë pjesë, ka për qëllim të normalizojë gjendjen aktuale lidhur me bisedimet me Serbinë.

Ai tha se kanë për qëllim të ulen bashkë, Kuvendi, Qeveria dhe akterët tjerë të përfshirë, për të ditur se çka kërkon Kosova në këtë dialog.

Duke folur për temën e ndarjes së Kosovës, Molliqaj e quajti presidentin “mjeshtër të manipulimit të opinionit publik”.

“Hashim Thaçi është mjeshtër i manipulimit të opinionit publik, e ka qit një temë si ndarja e Kosovës për me i bo dy efekte; efekti i parë është që kur të pranon autonominë substanciale për serbët në Kosovë, me thonë unë jam shpëtimtari i ndarjes së Kosovës, nuk ka ndarje të Kosovës, është rrenë, është mashtrim, është vetëm ide me kriju frikë dhe panik që kur shpëton Kosova e ndamë prej brenda me u dukë që ky megjithatë e shpëtoi. Jo pse nuk don Thaçi me nda ose don, jo pse nuk don Vuçiq me nda ose don, por rrethanat gjeopolitike nuk e lejojnë një gjë të tillë përveç nëse na ndodhin ndryshim, e të mëdha që ne nuk i dimë, nëse nisin konflikte të reja dhe jo të vogla, dhe nuk mund të izolohet vetëm në Kosovë më. Kështu që çdo tendencë për me fol për ndarje të Kosovës është plan që me amortizu autonominë substanciale që po përgatitet për veriun ne veçanti por edhe pjesën tjetër”, tha ai.

Deputeti i PSD-së tha se çdo herë Kosova shkon në dialog si palë pa platformë dhe pa projekt të zgjidhjes së problemit të Kosovës në raport me Serbinë.

Exit mobile version