Site icon Telegrafi

Molliqaj e Krasniqi konsiderohen “problematikë” në Burgun e Lipjanit

Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi, njëri sekretar e tjetri zëdhënës i lëvizjes “Vetëvendosje”, disa ditë pas arrestimit, janë transferuar prej Burgut të Lipjanit në atë të Prizrenit.

Kërkesa për transferim, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, brenda institucioneve të drejtësisë ka ardhur për shkak se sjellja e tyre është “problematike” , shkruan sot Koha Ditore.

Autoritet dyshonin se ata gjatë shoqërimit me të burgosur të tjerë po bënin përpjekje të shfaqnin bindjet e tyre dhe të formonin grupime.

Zyrtarisht drejtuesit e këtij institucioni kanë thënë se transformimi i tyre është bërë për shkak të mungesës së hapësirës.

Exit mobile version