Deputeti i Partisë Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj dhe bashkëshortja e tij, ministrja e Arsimit, Besa Shahini kanë votuar për herë të parë në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur vet Shahini përmes një postimi në rrjete sociale.
“Votues për herë të parë” ka shkruar ajo.
Ndryshe, në prill të këtij viti Molliqaj dhe Shahini kishin vënë kurorë në Komunën e Prishtinës.