Telegrafi

Molliqaj: Gjykata Speciale do t’i dënojë drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se Gjykata Special është krijuar për t’i dënuar drejtuesit e UÇK-së.

“Të gjithë ata që janë naiv dhe besojnë në idenë e drejtësisë, këtu nuk ka me u vendos drejtësi. Ka me dënu përpjekjen tonë për liri dhe me barazu krimin e Serbisë me Kosovën, jo në kuptimin e numrit, po të qëllimit dhe metodës dhe duke dënuar udhëheqjen e UÇK-së, të kriminalizohet komplet lufta. Jam thuajse i bindur që gjykata do të ketë vendime dënuese për një pjesë të madhe të drejtuesve të UÇK-së”, ka thënë ai për reporterin.

Molliqaj thotë se gjykatë është politike dhe nuk mendon se duhet të ketë bashkëpunim me të.

Tutje Molliqaj, ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Kurti ka njerëz të korruptuar dhe kriminalizuar në parti.

“Ligësia e tij për momentin më kritik të luftës çlirimtare është problem, është rrezik se ka përgjegjësi, votat i ka fitu, le t’i çoj në burg për krim, se njerëzit e krimit e të korruptun i ka vet brenda”.

“Si u bënë këta njerëz milioner kur ne ishim të varfër e ishim bashkë, opurtunizimi i njerëzve rreth Kurtit, është opurtunizëm për çështje pushteti, nuk po ju intereson më asgjë”, ka thënë Molliqaj.