Telegrafi

Mollët e rrisin kënaqësinë seksuale të femrave

Pikërisht kjo është konstatuar në një studim të ri që ka treguar se mollët mund ta rrisin kënaqësinë seksuale të femrave.

Hulumtuesit e kanë gjetur një lidhje midis rritjes së funksionit seksual tek femrat e shëndetshme dhe konsumi i rregullt i mollëve, transmeton koha.net.

Në sondazh morën pjesë 731 italiane të moshës 18-43 vjeç, dhe ato u treguan studiuesve për shprehitë e tyre të ngrënies, si dhe konsumin e mollëve.

Ato u ndanë në dy grupe, në njërin grup ishin vajzat dhe gratë të cilat e hanë të paktën një mollë në ditë, dhe në grupin tjetër të anketuarat të cilat në një masë më të vogël hanë molla. /Telegrafi/