Fëmija tremuajsh ka mbetur në koma, pasi i ra një mollë prej një ndërtese të lart në Dongguang të Kinës.
Goditja ia ka thyer kafkën dhe i shkaktoi gjakderdhje në tru, ndërsa gjendja saj mbetet kritike, transmeton Telegrafi.
Policia ka hapur hetime, nëse molla ra apo u hodh nga dikush me qëllim, ndërsa besohet se gjithçka ndodhi prej kateve të larta.
Mësohet se fëmija kishte qenë në krahët e gjyshes, ndërsa pas goditjes në kokë iu krijua një xhungë sa grushti dhe ishte tërësisht pa ndjenja.
Mbi fëmijën që mediat e kanë quajtur Fanfan, është kryer një intervenim prej gjashtë orëve, por mjekët nuk mund të bëjnë më shumë sepse është e vogël dhe mund të pësojë dëmtime shtesë. /Telegrafi/