Site icon Telegrafi

Molla, e dobishme për fytyrë dhe trup

Pilingu
Para vënies së losionit apo maskës, lëkura duhet të jetë plotësisht e pastër. Për këtë shkak bëjeni pilingun me anë të të cilit largoni nga lëkura qelizat e vdekura. Përziejeni një lugë miell misri, një lugë thekër dhe një lugë mjaltë. Lageni lëkurën, e më pas fërkojeni mirë me masën e përgatitur. Në fund shpëlajeni atë.

Losioni për pastrimin e lëkurës me akne
Në një shishe, apo kavanoz përzieni 100 g lëvore të gërryer të mollës së thartë, 200 g mollë të gërryer të thartë, 100 g sheqer dhe 1/2 litra ujë. Mbylleni shishen mirë dhe lëreni në një vend të nxehtë për një javë. Më pas këtë masë kullojeni dhe ruajeni në frigorifer. Me këtë losion duhet ta pastroni lëkurën tri herë në ditë.

Maska për lëkurë problematike
Në qullin e mollës së pjekur shtoni pak hudhër të pjekur, një lugë mjaltë dhe pak sodë të bukës. Këtë maskë qiteni mbi një garzë – të njomë, në mënyrë që të rrijë më lehtë në lëkurë. Mbi të qiteni një fletë plastike dhe një peshqir. Këtë maskë duhet ta mbani 1-2 orë, e më pas ta fshini me peshqir.

Maska për lëkurë të yndyrshme
Lëkurën e yndyrshme lyejeni me uthull molle, por kujdes që të mos lëndon i sytë. Derisa uthulla të teret, përgatiteni maskën nga molla e pjekur. Në purenë e mollëve shtoni një lugë mjaltë, një lugë losion nga receta paraprake dhe pak miell. Maskën mund ta qitni direkt mbi lëkurë, apo me anë të garzës. Efekti më i mirë do të jetë nëse maskë n e mbuloni me fletë plastike. Maska duhet të mbahet në fytyrë rreth gjysmë ore e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Maska për lëkurë të thatë
Purenë e mollës së pjekur përziejeni me një lugë ajke të ëmbël, një lugë mjaltë dhe të kuqen e vezës. Këtë maskë përziejeni mirë, fërkojeni fytyrën me lëng të freskët të mollës dhe lëreni që të teret. Më pas maskë n e nxehtë aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe duar. Këtë maskë duhet ta mbani rreth gjysmë ore dhe, në fund, ta shpëlani me ujë të vakët dhe ta lyeni fytyrën me krem hidratues.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version