Telegrafi

Molla do të gjelbëroj

Tani kjo u mundësua në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani, me dallim të vogël – njerëzit në Evropë në vend të bono-dhuratës vlerën e përllogaritur mund ta marrin në formë të transferimit në xhirollogarinë bankare.

Krejt çfarë duhet bërë është të plotësohet formulari pranë faqes zyrtare të Apple, të pritet vlerësimi dhe të dërgohet pajisja. Mirëpo, nuk dihet se sa do ti tërheq kjo pronarët e pajisjeve të vjetërsuara. Ekipi nga Inquire kërkoi vlerësimin për iPhone-in e parë (2G, 8 GB) – e vlera do të jetë 7 funt. Për një Macbook Pro 15” të vjetër tri vite i cili i ri kushtonte 2000 funt Apple ofroi 391 funt, e për iPhone 4S 32 GB përgjigja ishte 350 funt.

Kjo ka të bëjë me iPhonët, iPadët dhe kompjuterët (Mac, por jo dhe ata PC), derisa për iPod dhe celularët e prodhuesve të tjerë riciklimi shkon paksa ndryshe – Apple të “ricikloj pajisjen pa pagesë” dhe do të i jap shfrytëzuesit lirim prej 10% gjatë blerjes së iPodit të ri. /Telegrafi/