Telegrafi

Molde 0-3 Arsenal, notat e lojtarëve: Pepe me notë maksimale, vlerësohet lartë edhe Mustafi – paraqitje e mirë për Xhakën

Arsenal ka marrë një fitore shumë të lehtë në udhëtim te Molde 0-3.

Topçinjtë treguan fuqinë në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para përfunduan pa fitues 0-0.

Nicolas Pepe, Reiss Nelson dhe Folarin Balogun shënuan golat e fitores për Arsenalin.

Sulmuesi afrikan, Nicolas Pepe ka marrë notë maksimale në këtë sfidë 10, ndërsa me lojë të mirë janë dalluar edhe Joe Willock, e mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Granit Xhaka pati një paraqitje solide teksa u vlerësua me notën 6,9.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për mbrojtësin vendas Risa. /Telegrafi/