Chelsea do ta luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Londinezët kanë marrë pesë fitore në pesë takimet e para, ndërsa në ndeshjen e fundit në grup do të përballen me Mol Vidin në udhëtim.
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri për këtë takim ka pushuar lojtarët kryesorë, duke iu dhënë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak.
📍 Groupama Arena, Budapest.#VIDIvCFC pic.twitter.com/Wspf4gf7sD
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 13, 2018
Kësisoj Ampadu do të jetë në qendër të mbrojtjes së bashku me Christensen, ndërsa Hudson-Odoi nga të rinjtë në sulm.
Formacionet zyrtare:
MOL Vidi: Kovacsik, Fiola, Juhasz, Vinicius, Stopira, Nikolov, Hadzic, Nego, Huszti, Scepovic, Milanov.
Chelsea: Caballero, Zappacosta, Christensen, Ampadu, Emerson, Barkley, Fabregas, Loftus-Cheek, Hudson-Odoi, Morata, Willian. /Telegrafi/