Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 nga udhëtimi në Hungari tek MOL Vidi.
Skuadra londineze e bëri ‘gabimin’ e parë në Ligën e Evropës, pasi më parë kishte marrë pesë fitore të njëpasnjëshme.
Braziliani Willian si dhe sulmuesi francez Olivier Giroud realizuan nga gjuajtjet e lira duke u regjistruar në listën e realizuesve te Chelsea.
Ndërkohë një autogol nga Ampadu dhe një gol fantastik nga Loic Remy i dhanë barazimin historik MOL Vidit.
Talenti i ri anglez Hudson-Odoi pati notën më të lartë në ndeshje, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe Willian, Emerson e Barkley.
Tek vendasit më të mirët në fushë ishin Fiola dhe Loic Nego. /Telegrafi/