Telegrafi

“Moj e bukura Arbëri” – rikthehen Arbëreshët në Prishtinë

Arbëreshët apo shqiptarët e vendosur historikisht në jug të Italisë, janë emërtuar si të tillë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri.

Çka i veçon arbëreshët është identiteti i fortë i ndërgjegjes etnike dhe gjuhësore. Derisa në folklorin arbëresh përcillet një kujtesë e vazhdueshme e atdheut.

Atmosferë arbëreshe do të sjellim në Prishtinë sot me datë 31 korrik 2022, në natën e fundit të Festivalit të Gastronomisë për këtë vit.

Santino De Bartolo dhe Arbëreshët – Bashkimi Etnofolk, do të këndojnë e vallëzojnë nën ritmin e muzikës arbëreshe.

Sonte nuk do të mungojnë as klasat e gatimit, ku një pjatë speciale do të prezantohet nga Lucia Martini, dhe kuzhinjeri Alessandro Circiello.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Prishtina Gastronomy Festival

Të ftuar special nga Ambasada e Italisë në Kosovë për degustimin e verës do të jenë “Conad”.

Takohemi në sheshin “Adem Jashari” me 31 korrik 2022, nga ora 16:30.

BLEJ BILETËN KËTU!