Telegrafi

Moisiu: Puna e politikanëve duhet gjykuar me votë

Forumi Civil, ku i pranishëm ishte edhe ish Presidenti Alfred Moisiu, kërkoi që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Sipas sondazheve të deritanishme, rezulton se 45 për qind e votuesve nuk kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ish-presidenti Alfred Moisiu tha se ekziston një klimë mosbesimi ndaj politikanëve, por puna e tyre  duhet gjykuar me votë.

“Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’u lemë dorë të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete, sesa për popullin. Kështu do të ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë kundrejt të ardhmes për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë”, tha ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu.