Chelsea është duke fituar 1-0 ndaj Bournemouthit në kuadër të xhiros së fundit në Ligën Premier, atë të 38-të.
Blutë e nisën me dominim ndeshjen, duke krijuar raste për gol.
Dhe golin e epërsisë e arritën në minutën e 17-të, kur Moises Caicedo përfitoi nga një gabim i lojtarëve kundërshtar.
Nga një top i kthyer, mesfushori ekuadorian realizoi nga gjysma e fushës, dhe kjo mund të jetë goli i sezonit. /Telegrafi/