Telegrafi

Mohoi masakrën e Reçakut, Tomë Gashi me kallëzim penal kundër Aleksandar Vuçiqit

Tomë Gashi, përfaqësuesi juridik i viktimave të masakrës së Reçakut ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gashi ka thënë se Vuçiq ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Avokati Gashi është shprehur se presidenti serb ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se ishte një krim i fabrikuar.

Lexo po ashtu Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Ndryshe, presidenti serb Vuçiq deklaratat lidhur me masakrën e Reçakut i ka bërë pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi/