Autoritetet franceze tashmë i kanë ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë së tyre.
Një myslimanes me prejardhje nga Algjeria i është mohuar shtetësia franceze, pasi gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj, ajo ka refuzuar të përshëndetet me dorë nga burrat.
Me këtë rast, Gjykata më e lartë administrative në Paris, të enjten e ka refuar ankesën e gruas myslimane, si instanca e fundit, shkruan albinfo.ch.
Algjerianja e martuar me një shtetas francez është dashur të pajiset me shtetësi franceze në muajin qershor të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj në qarkun Isere, ajo ka refuzuar t`ua japë dorën nëpunësve përkatës si dhe një politikani lokal.
Veprimin e saj e ka argumentuar nga “besimi religjioz”, i cili ia ndalon përshëndetjen me dorë me burra të huaj.
Për këtë arsye, Qeveria franceze kishte refuzuar ta pajisë me shtetësi të saj, pasi qëndrimi i saj ka dëshmuar se nuk mund të integrohet në shoqërinë franceze.
Pas kësaj, ajo ka bërë përpjekje përmes gjykatës, por pa sukses.