Zyrtarët e zgjedhjeve në Nevada kanë mohuar zërat se qendrat e votimit ndaluan numërimin e fletëve të votimit brenda natës për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së 2020.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Nevada ende nuk ka deklaruar ndonjë rezultat, por Joe Biden ishte duke udhëhequr ndaj Donald Trump me vetëm një pikë përqindje të premten në mëngjes.
Gjashtë votat e kolegjit elektoral të shtetit do të ishin të mjaftueshme për të dërguar kandidatin demokrat në Shtëpinë e Bardhë, sipas parashikimeve nga Associated Press.
Zyrtarët e Nevada njoftuan të mërkurën se ata nuk do të siguronin azhurnimet e rezultateve të zgjedhjeve deri të enjten në mëngjes.
Por njoftimi çoi në pretendime mashtruese në mediat sociale se shteti kishte ndaluar numërimin e votave të martën dhe të mërkurën në mbrëmje pas ditës së zgjedhjeve.
Por në një deklaratë, Sekretari i Shtetit i Nevada-s mohoi sugjerimin, duke thënë “ne nuk ndalëm së numëruari fletët e votimit”.
“Numërimi i fletëve të votimit është duke vazhduar dhe do të vazhdojë derisa të numërohen çdo fletë votimi”. /Telegrafi/