Mohamed Salah kaloi Liverpoolin në epërsi ndaj Chelseat në Anfield Road me një penallti të ekzekutuar në pjesën e parë.
Me golin e egjiptianit u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta Nicolas Jackson brazoi shifrat, por Courtois Jones ktheu sërish epërsinë e Liverpoolit.
Me golin nga penalltia gjeti golin e 7-të të sezonit, duke vazhduar me formën e mirë të treguar.
Ky është goli i 162-të i Mo Salah në Ligën Premier, duke e bërë atë pjesë të historisë.
🇪🇬👑 pic.twitter.com/nMUO0lJbYs
— Liverpool FC (@LFC) October 20, 2024
Ai tani është futur në top-10 golashënuesit kryesorë të të gjitha kohërave në elitën e futbollit anglez.
Salah është së bashku në vendin e 10-të me Jermaine Defoe i cili po ashtu ka 162 gola.
Ai mund ta kalojë ish-sulmuesin anglez me një tjetër gol ndaj Chelseat kur kanë mbetur edhe disa minuta lojë.
Nëse arrin të shënojë edhe mbi 15 gola, do ta kalojë Robbie Folëerin (163), Thierry Henry (175 gola) dhe Frank Lampard (177 gola).
Salah është lider i Liverpoolit tash e sa vite ku me këtë klub ka fituar pothuajse gjithçka deri më tani. /Telegrafi/