Site icon Telegrafi

Mogherini thotë se në dhjetor nis faza e re e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar sot se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor.

Ajo ka theksuar se në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, gjatë vitit të ardhshëm pret një pret “kërcim cilësor”.

Mogherini ka thënë kështu gjatë konferencës së shtypit bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka theksuar, njofton agjencia serbe lajmeve Beta, se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve të Serbisë e të Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ajo është përgjigjur se është në shërbim të qytetarëve serbë, dhe nëse kjo kërkohet për interesin e tyre, do të takohet.

Exit mobile version