Telegrafi

Mogherini të enjten në Prishtinë, i adresohet qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa të enjten do të takojë në Prishtinë përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Gjatë takimit, Mustafa dhe Mogherini do të diskutojnë për proceset euro-integruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret të enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini do të diskutojnë për proceset euro-integruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndryshe, ditë më parë u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian ia kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Kosova pritet të mërkurën të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, me të cilin qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/