Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mogherini në një takim joformal ka takuar po ashtu edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Takimi ka të bëjë me vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Lajmin për takimet e ndara të Mogherinit me Thaçin dhe Vuçiqin i ka publikuar zëdhënësja Maja Kocijançiq.