Site icon Telegrafi

Mogherini takon Mustafën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka filluar takimin me kryeministrin Isa Mustafa.

Pas takimit, Mogherini dhe Mustafa do të dalin në një konferencë për media.

Mogherini do të ketë takim edhe me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa, rreth orës 13:00, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën./Telegrafi/

Exit mobile version