Në Bruksel pritet që të fillojë mbledhja e ministrave të jashtëm të Këshillit Evropian, ku do të raportojë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar dhe rajoni është i ekspozuar ndaj sfidave në planin e brenshëm, rajonal dhe global, duke shtuar se rajoni ka nevojë për mbështetje të fuqishme të BE-së për integrimin e vendeve.
”Situata atje është e ekspoztuar ndaj sfidave në planin e brendshëm, rajonal, si edhe atë global. Sot pres nga ministrat dhe liderët e BE-së që në ditët në vazhdim të shprehin përcaktimin e qartë për Ballkanin Perëndimor në aspekt të perspektivës së bindshme për integrim evropian”, thotë Mogherini./Telegrafi/