Telegrafi

Mogherini: Qëndrojë fuqishëm në atë se Maqedonia e Veriut duhet të marrë datën për negociata

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini sot nga Brukseli tha se ajo mbetet e vendosur në qëndrimin që Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë të marrin datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor-korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ajo, kjo do t’i rekomandohet të gjithë ministrave të jashtëm të BE-së gjatë javës së ardhshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetmja në rajon që ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët në të cilën funksionojnë institucionet dhe në të cilën ka vendosmëri dhe vullnet dhe në të cilën po punohet për të përmbushur proceset e reformave”, tha Mogherini./Telegrafi/