Site icon Telegrafi

Mogherini: Përshpejtoni reformat për Ballkanin perëndimor

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ju ka bërë ftesë të gjithë partnerëve të Ballkanit që të përshpejtojnë reformat për të konkretizuar hapat për euro-integrime, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ashtu siç është bërë e qartë deri tani edhe nga kryetari Juncker, në vitin 2018 do të vendoset për vendet e rajonit që e kanë si mundësi për të bërë hapa të pakthyeshëm drejt BE-së duke i vendosur si prioritet reformat, posaçërisht theksohet këtu, reforma në sundimin e ligjit, reforma në gjyqësi dhe përmirësimin e të drejtave themelore të qytetarëve” thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Mogherinit pas takimit me kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes e Herzegovinës.

Përndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dje pas takimit tha ”Jean-Claude Juncker më herët tha se vendet e Ballkanit perendimor janë në rrugë të mirë për integrim në BE. Ky ishte lajmi i vitit 2017 për ne si shtete. Kjo pra ishte tema me Frederica Mogherini. Kemi mbështetjen maksimale nga BE-ja dhe Komisioni Evropian.” /Telegrafi/

Exit mobile version