Site icon Telegrafi

Mogherini, pas telefonatës me Thaçin: Taksa duhet të hiqet për vazhdimin e dialogut

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë të ditur se gjatë bisedës në telefon me Hashim Thaçin, i ka kërkuar këtij të fundit revokimin e vendimit për taksën.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Mogherini ka shkruar se dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur.

Mogherini ka vlerësuar se normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është me rëndësi jetike për Ballkanin dhe BE-në, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Thaçi: Kushtëzimi i dialogut me heqje të taksës i paarsyeshëm, por duhet t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe SHBA-së

“Sapo diskutova me presidentin Thaçi: përsërita se tarifat duhet të revokohen në mënyrë që dialogu të rifillojë sa më shpejt që është e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë, BAllkanin dhe Bashkimin Evropian. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini.

Lexo po ashtu Thaçi: Kushtëzimi i dialogut me heqje të taksës i paarsyeshëm, por duhet t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe SHBA-së

Diskutimin me përfaqësuesen e BE-së e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kushtëzimi i dialogut me taksën është i paarsyeshëm, por që Kosova sipas tij, duhet ta dëgjojë BE-në dhe Amerikën. /Telegrafi/

Exit mobile version