Site icon Telegrafi

Mogherini nesër për takime në Shkup

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Federica Mogherini nesër qëndron në Maqedoni ku pritet të ketë takime me përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Maqedonisë dhe me Kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.

Siç informojnë sot pasdite shërbimi qeveritar i shtypit, Moghernini nesër do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, ku që të dy do të japin deklarata për mediat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takohet edhe me Kryetarin Gjorgje Ivanov, si dhe me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Vizita është në kuadër të referendumit të 30 shtatorit ku qytetarët duhet të deklarohen për marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version