Site icon Telegrafi

Mogherini në Rusi për herë të parë

Shefja evropiane e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të shkojë javën e ardhshme në Rusi.

Vizita e saj në Rusi, më 24 prill, do të mbyll një turne, pas vizitave në Kinë dhe Indi, duke filluar nga 19 prilli.

“Në Moskë, përgjegjësja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme do të takohet me shefin rus të diplomacisë, Sergei Lavrov për të biseduar për çështje urgjente të politikës së jashtme, në veçanti konflikti në Siri”, njoftojnë shërbimet e saj për shtyp.

Njoftimi i kësaj vizite vjen në momentin ku sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson gjendet në Moskë në një kontekst tensionesh të larta pas sulmit kimik të dyshuar të 4 prillit në Siri, që Uashingtoni iu përgjigj me një sulm kundër një baze ajrore siriane.

Exit mobile version