Telegrafi

Mogherini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë kryer punët e tyre, tani radhën e ka BE

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e shfrytëzuan mundësinë dhe bënë reforma, e kanë mbaruar pjesën e punës së tyre dhe tani radhën e ka BE që të përmbush të sajë, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Ajo tha se raporti dëshmon se për shumë arritje dhe suksese, të cilat janë impresionuese veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e shfrytëzuan mundësinë dhe realizuan reformat. Marrëveshja historike e Prepës, me të cilën i jepet fund problemit të emrit me Greqinë dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore me Bullgarinë është diçka që e vlerësojmë dhe e pranojmë si ndryshim historik jo vetëm të vendit, por për të gjithë rajonit”, tha Mogherini.

Komisioni Evropian sot rekomandoi hapjen e bisedimeve pa kusht me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/