Telegrafi

Mogherini: Lajme të mira nga Prishtina, Kosova drejt Evropës pa viza

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka mirëpritur ratifikimin e demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Mogherini ka shkruar në Twitter se ky është një lajm i mirë nga Prishtina.

“Lajme të mira nga Prishtina: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova drejt Evropës pa viza për qytetarët e saj”, ka shkruar Mogherini. /Telegrafi/