Site icon Telegrafi

Mogherini: Keni tre shqiptarë në “Eurovision”, jeni integruar në disa vende

Federica Mogherini, ka thënë me shaka gjatë një takimi në Parlamentin Evropian në Bruksel, se Shqipëria është integruar.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka theksuar se tre shqiptarë përfaqësojnë tri vende të ndryshme, në festivalin e madh të muzikës, “Eurovision”.

“Keni tre shqiptarë në ‘Eurovision’ që përfaqësojnë tri vende të ndryshme, kështu që jo vetëm jeni integruar në disa prej vendeve. Kam përshtypjen që janë Italia, Shqipëria dhe Qiproja. Fituat edhe Sanremon”, ka deklaruar Mogherini.

Përndryshe, Eugent Bushpepa është ai që përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Mall”.

Si fitues i festivalit të Sanremos, shqiptari Ermal Meta do të jetë ai që do të prezantojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, në duet me Fabrizio Moron.

Ndërsa Qipro, prezantohet gjithashtu nga shqiptarja Eleni Foureira, me këngën “Fuego”. /Telegrafi/

Exit mobile version