Site icon Telegrafi

Mogherini: BE-ja duhet të bashkëpunojë me Ballkanin për parandalimin e terrorizmit

“Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të bashkëpunojë me partnerët nga Ballkani në fushën e parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit”, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së.

“E rëndësisë së veçantë është të kemi bashkëpunim me vendet, të cilat jo vetëm që janë kandidate për anëtarësim në BE, po edhe janë pjesë e rajonit i cili së bashku me ne është i prekur nga ky fenomen”, tha Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin joformal të shefave të diplomiacive të BE-së në Talin, në të cilin marrin pjesë edhe ministrat e vendeve kandidate, është biseduar për masat të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin e terrorizmit.

Në këtë mbledhje pjesëmarrës është edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version