Presidenti Ilir Meta është zyrtari i parë shqiptar që është takuar me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini.
Sipas agjendës së Mogherinit, takimi pasardhës është me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e të cilit ajo ka shkuar në këmbë nga Presidenca.
Ndërkaq, zëdhënësja e saj Maja Kocijancic shprehet se zyrtarja e Bashkimit Evropian jep një inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme.
Ndryshe, dje Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. /Telegrafi/